Dalin harta të reja, thuhet se zbulojnë detaje në lidhje me “kontinentin e humbur” nën Zelandën e Re

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 13:05
Dalin harta të reja, thuhet se zbulojnë detaje në lidhje me “kontinentin e humbur” nën Zelandën e Re

Nën Zelandën e Re, shtrihet një kontinent i gjerë në “dyshemenë e detit”.

Dikur pjesë e së njëjtës masë të tokës si Antarktida dhe Australia, kontinenti i humbur i Zelandia u shkëput 85 milionë vjet më parë dhe përfundimisht u fundos poshtë oqeanit, ku qëndroi i fshehur kryesisht për shekuj.

Dhe tani, sipas CNN, hartat zbulojnë hulumtime të reja në lidhje me kontinentin nënujor, ku dikur “dinosaurët bredhnin” – dhe lejojnë publikun që ta eksplorojë atë.

Sipas shkrimit në fjalë, GNS Science, një institut kërkimi i Zelandës së Re, publikoi të hënën dy harta të reja dhe një faqe interneti interaktive.

(Kosova Sot Online)