Covid-19: Aprovohet medikamenti rus, vret 77,5% të virusit në 5 ditët e para

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 13:16
Covid-19: Aprovohet medikamenti rus, vret 77,5% të virusit në 5 ditët e para

Një medikament i ri i zhvilluar nga një kompani farmaceutike ruse ka marrë aprovimin zyrtar dhe ka rritur shpresat për trajtimin e sëmundjes së kovidit të ri. Në testet klinike ka rezultuar se ai lufton mbi 77 për qind të koronavirusit në pesë ditët e para.

Rusia ka dhënë aprovimin për një medikament të ri për trajtimin e pacientëve me kovidin-19.

Kur ka arritur në 700 mijë numri i qytetarëve të infektuar rusë, medikamenti “Coronavir” tani konsiderohet nga të parët në vend por edhe në botë që mund të luftojë vetë virusin SARS-Cov-2, dhe jo vetëm komplikacionet që ai shkakton në shëndet sikurse ilaçet ekzistuese.

Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir”-i përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë.

Në shumicën e pacientëve në rrezik të mesëm shëndetësor, medikamenti ndaloi riprodhimin e koronavirusit.

“Koronavir”-i është ilaçi i tretë i regjistruar nga autoritetet ruse për trajtimin e kovidit-19.

Në fillimin e qershorit, “Avifavir”-i iu shpërnda spitaleve vendore dhe tashmë Ministria ruse e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim shtëpiak te pacientët e diagnostikuar në fazat e para.

“Ilaçi është shumë efikas dhe nga përvoja jonë, ka funksionuar edhe te pacientët në Kinë. Ai e eliminon shpejt virusin dhe ul temperaturën e trupit krahasuar me grupet që marrin trajtimin e zakonshëm.”

“Avifavir”-i pritet t’u prezantohet të premten vendeve të Amerikës Latine, ndërsa kërkesat nuk kanë munguar edhe nga vendet e Europës dhe Azisë Juglindore.

Në testet paraprake, medikamenti arriti të kurojë deri 90 për qind të rasteve me kovid.

Koronavirusi u ka marrë jetën deri tani mbi 10 mijë persona, ndërsa në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në 12 milionë dhe 550 mijë janë viktimat.

(Kosova Sot Online)