Si do të ndalen abuzimet nëse privatët bëjnë teste për COVID-19? Çfarë i thotë Zemaj deputetit

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 13:29
Si do të ndalen abuzimet nëse privatët bëjnë teste për COVID-19? Çfarë i thotë Zemaj deputetit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për krerjen e testeve për Covid-19 në spitalet private në Kosovë. I pyetur nga deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku se a ka rrezik që të ketë keqpërdorime nga ana e spitaleve private për kryerjen e testimeve për Covid-19, Zemaj  ka deklaruar se Plani i Veprimit i cili përfshinë edhe licencimin e spitaleve private për kryerjen e testit Covid-19 është miratuar në Qeverinë e Kosovës. Ka thënë se spitalet private do të veprojnë të gjitha njejtë në bazë të kushteve dhe kritereve specifike që duhet t’i plotësojë një institucion privat shëndetësor për të vepruar.

“Duke iu referuar kërkesave për rritje për testim si dhe kapacieteve që ofron IKSHPK, me qëllim që ky shërim të jetë sa më i cashshëm, IKSHPK ka rekomandaur në MSH që t’iu jipet qasje për testim edhe spitaleve private në vend. Aktualisht MSH është duke e analizuar bazën ligjore për licencim për institucioeneve private shëndetësore të cilajt do të kryejnë testime për Covid-19. MSh, ka bërë planin e veprimit, sot ëhstë miratuar në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

“Me miratimin e planit në Qeveri, MSH dpo t’i përcaktojë kushtet që do t’i plotësoj një institucion privat për tu licencuar. Unë mund të ju garantoj se jashtë bazës shkencore dhe ligjeve nuk do të bëhet asgjë”, ka deklaruar Zemaj.

(Kosova Sot Online)