Kanceri bëri që t’i këputej këmba, pjesa tjetër e jetës së tij është histori

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 13:41
Kanceri bëri që t’i këputej këmba, pjesa tjetër e jetës së tij është histori

Terry Fox është njëri nga ata personat adekuat për t’i motivuar njerëzit e lodhur nga jeta. Ai nuk  e ka një këmbë por kjo nuk e bëri atë që të heqë dorë nga jeta dhe ëndërrat e tij. Ai me një këmb artificiale korri sukese të jashtëzakonshme për karrierën e tij.

Në vitin 1976, kur ishte vetëm 18 vjeç, pëson një aksident me veturë. Vetura shkatërrohet terësisht, kurse ai del nga aksidenti vetëm me një dëmtim të vogël të gjurit, por një  vit më pas, më 1977, ka akoma dhimbje te e njëjta këmbë dhe i nënshtrohet një serie vizitash, ku edhe del që ka një osteosarkomë, një kancer që priret të zgjerohet nga gjuri duke sulmuar me pas muskujt.

Kështu mjekët mundësi të vetme për të jetuar e shohin t’i këputin këmbën, që të mos i përhapet sëmundja. Doktorët i vendosin një protezë dhe ai ndërkohë i nënshtrohet një kemoterapie shumë të gjatë, për rreth 16 muaj.

Tre vjet pas amputimit, në vitin 1980, 22-vjeçari Terry Fox filloi një fushatë sensibilizuese për të mbledhur para për hulumtime të kancerit: e quan “Maratona e Shpresës”. Duke u nisur nga brigjet e Oqeanit Atlantik për të arritur në bregdetin e Oqeanit Paqësor, Terry synon të kalojë të gjithë Kanadanë. Vendos të vrapojë 42 kilometra në ditë, gjatësinë e një maratone.

Ditë pas dite, ndërsa vrapon 42 kilometra me diell dhe me shi, vëmendja rritet. Themeluesi i “Four Season”, Isadore Sharp luan një rol vendimtar në këtë histori.

Isadore ka humbur një fëmijë nga kanceri dhe vendos ta ndihmoje Terrin. Sharp i ofron hotelet e tij falas Territ për gjatë gjithë rrugës, dhuron 10,000 dollarë dhe fton 999 biznesmenë të tjerë të dhurojnë gjithashtu, duke rritur interesin e të tjerëve. Rrugët mbushen me njerëz, dhe mezi presin që Terri të kaloj, e nxisin, vrapojnë me të, ndërkohë që policia e shoqëron për ta mbrojtur nga makinat.

Fotografi e marrë nga faqja: Fotografitë që kanë bërë historinë

Vrapon Terry dhe ndalet vetëm për të mbajtur fjalime të përsëritura që i shtyjnë kanadezët të dhurojnë.
Më 11 korrik, Terry Fox, i cili kishte filluar të vraponte i vetëm në rrugë boshe në prill, hyn në Toronto i pritur nga një turmë prej 100.000 njerëzish. Terry Fox vrapon çdo ditë, pa pushim, madje edhe kur ka ditëlindjen.

Vrapon për 143 ditë duke e çuar trupin e tij në limit. Nuk kryen kontrolle mjekësore të rregullta dhe injoron paralajmërimet që i thonë se po vë në rrezik shëndetin. Më 1 shtator, në Thunder Bay, ndjen një dhimbje të fortë në gjoks. Ndalet, është i rraskapitur dhe më pas fillon të vrapoj përsëri i nxitur nga turma. Por më pas, dhimbja bëhet akoma më e fortë dhe vendos të shkoj në spital.

Të nesërmen, duke qarë, Terry Fox njofton: “Kanceri është rishfaqur në mushkëri dhe më duket të ndaloj”.
Maratona e Shpresës përfundoi pas 5.373 kilometrash. Kur ndaloi së vrapuari në Thunder Bay, Terry Fox kishte mbledhur 1.700.000 dollarë.

Kanadaja, në shtator 1980, i dha titullin “Shoqërues i Urdhrit të Kanadasë”, nderin më të madh civil të vendit.
Falë programeve të organizuara në TV dhe fushatave të tjera, në prill 1981, ëndrra e Terry Fox u realizua: u mblodh një dollar për secilin banor të Kanadasë, duke tejkaluar shumën e 23 milion dollarëve.
Ndërkohë gjendja e Terry vazhdon të përkeqësohet.

Më 28 qershor 1981 Terry Fox bie në gjendje kome dhe më pas humb betejën me kancerin. E gjithë Kanadaja vajton për humbjen e një heroi dhe i bëhen nderimet nga kryeministri Trudeau, babai i kryeministrit aktual kanadez.

Vlerësohet se që nga fillimi i Maratonës së Shpresës e deri më sot, janë mbledhur 650 milion dollarë në emër të Terry për luftën kundër kancerit.

(Kosova Sot Online)