Haxhiu flet pas dorëheqjes së ekspertëve të pavarur për vetingun

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 13:53
Haxhiu flet pas dorëheqjes së ekspertëve të pavarur për vetingun

Ish-ministrja, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për media lidhur me dorëheqjen e anëtarëve të grupit të ekspertëve për vetingun.

Haxhiu tha se me 28 shkurt të këtij viti Qeveria Kurti mori vendim për themelimin e grupit të ekspertëve për vettingut.

Ajo tha se si ministre nuk e nisi e vetëm vetingun, por një grup personash që kishin CV të mirëfilltë.

“Grupi i ekspertëve kanë vazhduar mandatin sepse nuk ishin persona partiak. Etiketimi ose aludimi nga ministri i Drejtësisë janë të papranueshme. Qeveria e paligjshme po vazhdon ruajtjen e klientelave. Qeveria po dëshmon që misioni i saj për mbrojtjen e korrupsionit është i palëkundshëm”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se qeveria po ia beson sistemin e drejtësisë bartësve të saj. Sipas saj, kjo Qeveri nuk do të ketë jetëgjatësi.

Ajo theksoi se situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe se lajmet e rritjes së numrit të rasteve janë shqetësuese.

“Në anën tjetër nuk kemi par përpjekje serioze në raport me pandeminë. Përveç që kanë akuzuar VV-në në raport me situatën aktuale ata kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë”, shtoi Haxhiu.

(Kosova Sot Online)