Liburn Aliu thotë se koronavirusi largohet me zgjedhje të reja në Kosovë

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 13:57
Liburn Aliu thotë se koronavirusi largohet me zgjedhje të reja në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se vendi po shkon drejt gjendjes së pasigurisë, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, dhe rasteve të vdekjes. E nga kjo gjendje sipas tij Kosova mund të dalë vetëm në rast të largimit të Qeverisë Hoti dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve të reja.

Në emër të grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu në seancën e sotme tha se e diela e kaluar ishte shqetësuese për Kosovën. Sipas tij, pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbimin shëndetësor, gjetën vdekjen pikërisht në dorën e sistemit shëndetësor.

Për këtë ai tha se nuk mjafton shkarkimi i drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, pasi siç tha ai, ky i fundit ishte në shkarkim e sipër nga bordi për shkak të raportit të auditorit. “E tërë kjo është e qartë se vendi po shkon në një gjendje të pasigurisë, dhe çdo gjë mund të jetë e pritshme. Vendin e futet në një gjendje ku fjala e vetme që na mbetet ta themi është “Në dorë të Zotit”. E nga kjo dilet vetëm me largimin tuaj, vetëm me zgjedhje të reja dhe me një legjitimitet të ri”, tha Aliu.

(Kosova Sot Online)