Dështon futja e Ligjit Anti-Covid në rend dite në Kuvend, vetëm 59 deputetë votuan për

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 14:39
Dështon futja e Ligjit Anti-Covid në rend dite në Kuvend, vetëm 59 deputetë votuan për

Ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme propozimi i Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani që Ligji Anti-Covid të futet në rend dite me procedura të përshpejtuara.

Kryekuvendarja Osmani ka hedhur në votim futjen e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë Covid-19 në rend dite për lexim të parë por që vetëm 59 deputetë kanë votuar për, që ishte e pamjaftueshme.

Osmani tha se kjo është për keqardhje pasi duhet të trajtohet me procedura të stërzgjatura edhe pse situata është alarmante.

“I kemi 59 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rrjedhimisht as Ligji nuk mund të hyjë në rend dite për arsye se nuk kanë marrë pjesë një numër I deputetëve. Pra për fat të keq ky Ligj duhet të trajtohet në procedura të stërzgjatura edhe pse situata është alarmante”, ka thënë Osmani pas votimit.

(Kosova Sot Online)