Minstrja Haradinaj-Stublla dhe ministri Selimi në Preshevë, kritikojnë Serbinë për moskujdes ndaj shqiptarëve

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 15:36
 Minstrja Haradinaj-Stublla dhe ministri Selimi në Preshevë, kritikojnë Serbinë për moskujdes ndaj shqiptarëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kanë qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Preshevë, ku janë takuar me kreun e kësaj Komune, Shqiprim Arifin.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla përmes një njoftimi në profilin e saj për këtë vizitë, ka kritikuar ashpër autoritetet e Serbisë për mos kujdes ndaj shqiptarëve në ato zona edhe në këtë kohë pandemie.

 ‘Në pritjen e Kryetarit të Komunës të Preshevës, z. Shqipërim Arifi, mësuam nga afër për shqetësimet dhe sfidat e shqiptarëve këtu, dhe diskutuam rrugën tonë përpara për të adresuar këto shqetësime”, ka shkruar Haradinaj-Stbulla.

Ajo ka përmendur edhe qasjen selektive dhe çregjistrimin e qëllimshëm të shqiptarëve nga regjistrat civil, derisa ka kritikuar Serbinë edhe për mos kujdesin shëndetësor ndaj shqiptarëve.

Sipas kryediplomates një qasje e tillë e Serbisë duhet të ndalet.

“Çregjistrimi diskriminues, selektiv dhe i qëllimshëm i shqiptarëve të Luginës nga regjistrat civil, si dhe moskujdesi shëndetësor dhe human i Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të kësaj ane, duhet te ndalet.

Republika e Kosovës do të angazhohet që të adresojë këto tema në nivelet më të larta ndërkombëtare”, ka përfunduar ministrja.

(Kosova Sot Online)