Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 16:59
 Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)