Paralajmërimi i frikshëm i kreut të OBSH-së: Pandemia po përhapet me shpejtësi

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 07:40
Paralajmërimi i frikshëm i kreut të OBSH-së: Pandemia po përhapet me shpejtësi

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar sot se pandemia e coronavirusit është akoma duke u përhapur me shpejtësi, kurse shumica e vendeve nuk kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll, shkruan The Guardian.

Ai tha se më shumë se 11.8 milionë raste në botë aq sa janë raportuar dhe regjistruar në OBSH, gjysma prej tyre janë konfirmuar me COVID-19 në gjashtë javët e fundit.

Ghebreyesus ka vlerësuar se pandemia e coronavirusit ka zbuluar pabarazitë në nivel global por edhe në shtete të caktuara, por edhe në sistemin shëndetësore ashtu edhe në shoqërinë më të gjerë.

“Thjesht, sëmundjet ngjitëse nuk njohin kufij. Sëmundjeve nuk u interesojnë dallimet politike apo ato midis shëndetit dhe ekonomisë, jetës dhe mbijetesës. Pandemia e COVID-19 ka fshirë gjithçka para vetes”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)