Infektologu kosovar zbulon: Ka pasur përplasje mes shërbimit spitalor, drejtorisë së klinikës dhe IKSHPK’së

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 09:46
Infektologu kosovar zbulon: Ka pasur përplasje mes shërbimit spitalor, drejtorisë së klinikës dhe IKSHPK’së

Në Kosovë numri i rasteve me koronavirus po rritet për çdo ditë në shifra shqetësuese, ku numri i rasteve aktive është 2.100

Mjeku infektolog, Hamdi Ramadani thotë se në Kosovë situata është shumë e rënduar dhe e jo e menaxhuar mirë, për faktin se edhe politika e ka pasur efektin e vet me shkarkime dhe stafi menaxherial nuk ka punuar mirë.

“Situata në Kosovë është për momentin e rënduar, shumë serioze dhe jo adekuat e mirë menaxhuar, kjo është arsyeja se edhe politika e ka pasur efektin e vet, stafi menaxherial gjithashtu nuk ka qenë në detyrën e duhur, ka pasur edhe një ndërrim të Bordit të Shërbimit Spitalor për shkak se nuk u punuar si duhet, kjo Qeveri tani ka shkarkuar edhe një drejtor dhe aty kanë dalur të gjitha ato keqmenaxhimit ku ka dalur aj zinxhiri komandues edhe në nivel shëndetësor por edhe në nivel të politikës, për shkak se ka pasur përplasje në mes të shërbimit spitalor, drejtorisë së klinikës, institutit kombëtar, kështu që është një keqmenaxhim”, tha Ramadani.

Ramadani thotë se nëse situata në Kosovë vazhdon kështu, atëherë do jetë tepër e rëndë dhe serioze.

“Në qoftë se do të vazhdohet në këtë drejtim qysh është duke shkuar situata me të vërtetë mund të jetë tepër e rëndë dhe serioze”, tha Ramadani.

Ramadani tha se nuk ka koordinim mes spitaleve në Kosovë dhe Qendrës Klinike Universitare deri tani.

(Kosova Sot Online)