Miliona maska “të mykura”

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 10:23
Miliona maska “të mykura”

Maskat “me myk” vijnë nga një stok i vjetër prej 13.5 milionë maskash ëqë Qeveria Federale i ka prokuruar në vitin 2007

Qeveria federale ka identifikuar prani të mykut në disa maska ëtë stoqeve të vjetra, të cilat janë shpërndarë në fillim të pandemisë së koronavirusit. Këto maska ëdo të kthehen mbrapshtë, thuhet në një njoftim nga qeveria, shkruan srf.ch.

Maskat “me myk” vijnë nga një stok i vjetër prej 13.5 milionë maskash ëqë Qeveria Federale i ka prokuruar në vitin 2007 për përkujdesje pandemike.

Gjurmë të kontaminimit janë gjetur edhe në një grup tjetër prej rreth 300.000 maskash të tipit ëFFFP2. Prejardhja e  papastërtive të konstatuara në këto maska, është objekt i hetimeve.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes VBS, 18 milionë maskat që departamenti ua ka shitur shitësve me pakicë në prill si një furnizim fillestar me çmimin e kostos (pa përfitim) nuk janë të prekura nga ky problem.

Sipas VBS, asnjë papastërti e tillë nuk është gjetur në mostrat e mëparshme. Por për shkak se është e pamundur të provohen të gjitha maskat, si masë paraprake tërhiqet nga tregu e tërë sasia përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto maska ëdo të zëvendësohen pa pagesë, thonë në VBS .

Të gjithë konsumatorët të cilët mund të jenë prekur nga këto dërgesa të maskave tashmë janë kontaktuar ose po kontaktohen nga farmacia e ushtrisë, shkruan qeveria federale në komunikatën e saj.

(Kosova Sot Online)