CNN: Ministria e Shëndetësisë përgenjështron lajmin se në Kazakistan ka shpërthyer një virus më i rrezikshëm se koronavirusi

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 12:01
CNN: Ministria e Shëndetësisë përgenjështron lajmin se në Kazakistan ka shpërthyer një virus më i rrezikshëm se koronavirusi

Autoritetet në Kazakistan kanë mohuar një raport të publikuar nga zyrtarët kinezë se vendi po përjeton një shpërthim të pneumonisë së panjohur, potencialisht më vdekjerurëse sesa koronavirusi.

Të enjtën Ambasada Kineze në Kazakistan lëshoi një paralajmërim për qytetarët, që jetojnë në vendin e Azisë Qendrore se pneumonia kishte vrarë më shumë se 1.700 njerëz.

“Departamenti i Shëndetësisë në Kazakistan dhe agjensi të tjera, po kryejnë hulumtime krahasuese dhe nuk kanë përcaktuar ende natyrën e këtij virusi që shkakton pneumoni”, është thënë në deklaratë.

Rastet e reja të pneumonisë ende të paidentifikuar janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i qershorit në të gjithë vendin, ka thënë ambasada duke shtuar se në disa vende autoritetet po raportojnë qindra raste të reja në ditë.

Në një deklaratë të premten, ministria e shëndetësisë ne Kazakistan pranoi praninë e një pneumonie virale, por mohoi se shpërthimi është shumë më i rrezikshëm se koronavirusi.

“Në përgjigje të këtyre raporteve, Ministria e Shëndetësisë në vend zyrtarisht deklaron, se këto informacion nuk korrespondojnë me realitetin”, thuhet në deklaratë.

Sipas ministrisë, ky shpërthim është përqendruar në rajonet Aryrau, Aktobe dhe Shymkent, të cilat së bashku kanë përafërsisht 500 raste të reja, dhe 30 pacientë në gjendje më kritike, mirëpo nuk ka vend për panik dhe situata nuk është siç e ka paraqitur ambasada kineze.

(Kosova Sot Online)