Vjehrri e burri e bëjnë për spital një grua në Prizren

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 12:02
Vjehrri e burri e bëjnë për spital një grua në Prizren

Vjehrri e burri e bëjnë për spital një grua në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që të njejtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, duke e bërë për spital.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se personat që kanë ushtruar dhunë janë vjehrri dhe bashkëshorti dhe se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Prizren 09.07.2020-18:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) vjehri dhe bashkshorti, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimes femer kosovare, e njëjta ka pranuar tretman mjeksor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)