Mbyllen dy furra pasi pronari rezultoi pozitiv për COVID-19

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 15:02
Mbyllen dy furra pasi pronari rezultoi pozitiv për COVID-19

Komuna e Malishevës ka njoftuar se inspektorati komunal ka mbyllyr dy furra, meqenëse pronari i tyre ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna ka bërë me dije se furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar.

“Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)