Doktori i QKUK’së që e kishte mjekuar Presidentin Thaçi rezulton pozitiv me COVID-19

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 15:23
Doktori i QKUK’së që e kishte mjekuar Presidentin Thaçi rezulton pozitiv me COVID-19

Urologu Bashkim Gllareva ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Ai para disa muajsh e kishte trajtuar Presidentin Hashim Thaçi, me një intervenim duke ia hequr gurët nga veshka.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gllareva ka thënë se me shëndet është relativisht mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim të madh.

“Lutem që askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin të ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen për kontaktet e ditëve të fundit me mua. Vazhdimisht kam qenë i mbrojtur dhe duke respektuar masat, megjithatë kujdes!”, ka shkruar Gllareva.

Ndryshe, Thaçi në fund të muajit prill ka kryer një intervenim në Klinikën e Urologjisë në QKUK, pasi u diagnostikua me gurë në veshka. Intervenimin e kryen ekipi i përëbërë nga drejtori i Klinikës Dr. Sabit Mehmeti shef i ekipës, Dr. Bashkim Gllareva dhe Dr. Fahredin Veselaj. 

(Kosova Sot Online)