Lista Srpska largohet nga salla pasi deputetët mbajtën 1 minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 16:59
 Lista Srpska largohet nga salla pasi deputetët mbajtën 1 minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Megjithatë, derisa deputetët po mbanin një minutë heshtje, nga salla e Kuvendit kanë dalë deputetët e Listës Srpska.

Për këtë ka reaguar edhe deputeja e LVV’së, Saranda Bogujevci.

Fotografi kur Lista Srpska del nga salla

(Kosova Sot Online)