Covid-19, komunat me më së shumti të infektuar

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 17:29
Covid-19, komunat me më së shumti të infektuar

Raste aktive janë gjithsej 2262, ndërsa bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prishtina prin për nga numri i rasteve me 1220, pasuar nga Vushtrria me 397, Prizreni me 375 e Gjilani me 252 të infektuar me Covid-19.

Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë çdo ditë e më shumë po rritet, ku deri më tani numri i përgjithshëm ka arritur në 4,307, ku prej tyre 2,095 janë shëruar e 94 pacientë kanë vdekur.

Raste aktive janë gjithsej 2262, ndërsa bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prishtina prin për nga numri i rasteve me 1220, pasuar nga Vushtrria me 397, Prizreni me 375 e Gjilani me 252 të infektuar me Covid-19.

Sipas disa statistikave të publikuara nga Drejtori i Zyrës për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, 222 infermierë janë të sëmurë në Institucionin Shëndetësorë, 160 mjekë të sëmurë po ashtu në Institucionin Shëndetësorë, 11 mjekë dhe 13 infermierë janë sëmurë jashtë institucionit shëndetësorë.

Të prekur me koronavirus janë edhe 8 farmacistë, 2 teknik të farmacisë dhe 2 fizoterapeut.

Ndërsa, në nivel rajoni Kosova është e katërta për nga numri i të infektuarve, ku në vendin e parë është Serbia.

(Kosova Sot Online)