Thaçi uron që Isa Mustafa ta kalojë lehtë Covid-19

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 22:05
 Thaçi uron që Isa Mustafa ta kalojë lehtë Covid-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka uruar shërim kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, pasi ky i fundit doli pozitiv në testin për Covid-19.

Thaçi u shpreh i bindur se i pari i LDK’së do ta tejkalojë këtë sfide me lehtësi.

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, shkroi Thaçi në Facebook.

Gjithashtu, të parit të LDK’së i kanë uruar shërim nga koronavirusi edhe disa figura tjera të skenës politike.

Në mesin e tyre, kundërkandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Ramush Haradinaj. Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e të tjerë.

(Kosova Sot Online)