Në gjendje të dehur sulmon policët në Fushë-Kosovë, arrestohet

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 11:18
Në gjendje të dehur sulmon policët në Fushë-Kosovë, arrestohet

Një person në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarët policorë në Fushë Kosovë mbrëmjen e kaluar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë, 10.07.2020, 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)