Në Australi peshkaqeni mbyt një 17-vjeçar

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 11:58
Në Australi peshkaqeni mbyt një 17-vjeçar

Një djalosh adoleshent ka vdekur nga një sulm i dyshuar nga peshkaqeni përderisa po bënte surfing në bregdetin lindor të Australisë. Policia njoftoi se e ka mbyllur plazhin ku ka ndodhur rasti.

Djali 17-vjeçar u sulmua përderisa po bënte surfing afër Coffs Harbour, 380 kilometra në jug të qytetit Brisbane, tha policia, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve.

Disa surfistë të tjerë e kishin nxjerrë viktimën nga uji dhe e kishin vendosur në bregdet, ku u trajtua për shkak të lëndimeve të rënda në këmbë, por ai vdiq më vonë në vendin e ngjarjes. Autoritetet nuk e kanë publikuar emrin apo kombësinë e djalit.

Autoritetet lokale e kanë filluar një hetim zyrtar në lidhje me këtë rast, shkruan “Reuters”.

Australia është e njohur për incidentet e shpeshta ku peshkaqenët i sulmojnë njerëzit. Ky është sulmi i dhjetë i peshkaqenëve ndaj njerëzve në vendin e largët vetëm gjatë këtij viti.

(Kosova Sot Online)