Deputetja me COVID-19 del para banesës të marrë rentgenin, bëhet lajm se theu izolimin

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 13:09
Deputetja me COVID-19 del para banesës të marrë rentgenin, bëhet lajm se theu izolimin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha para pak ditësh ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Sipas IKSHPK’së, personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.

Por, Hoxha sot ka dalë para banesës së saj që të marrë rentgenin e mushkërive dhe është bërë lajm në media se si e ka thyer masën e izolimit.

Ajo është fotografuar duke pritur para banesës.

Pas këtij lajmi, ka reaguar Hoxha e cila ka treguar edhe arsyen se pse ka dalë jashtë.

“…Nuk po ta bijshin në shpi rentgenin për mushkeri….turp të keni me këso gjanash e pa pikë konsiderate për shëndetin”, ka sqaruar Hoxha.

(Kosova Sot Online)