Fitore Pacolli e VV’së kërkon zgjedhje për t’i votuar deputetë që lartësojnë Parlamentin

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 13:48
Fitore Pacolli e VV’së kërkon zgjedhje për t’i votuar deputetë që lartësojnë Parlamentin

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka përshkruar atë se çfarë ndodhi mbrëmë në seancën e Kuvendit.

Pacolli ka shkruar se në Kuvend pëpos asaj që u kap në kamerë, ndodhin edhe të tjera raste që nuk kapen nga kamerat.

“Ajo çfarë ndodhi dje ishte e papranueshme, e egër e jashtë çdo rregulli institucional. Por, është mirë që një pjesë e saj u kap nga kamerat sepse plot sulme tjera që ndodhin në Kuvend kalojnë pa u mbuluar. Përderisa, burrat e LDK-së iu sulën Vjosës, burrat e PDK-së thonin se nuk do të më duronin mua më, kinse unë e paskam penguar deputeten Musliu të flas”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se duhen zgjedhje të reja për të sjellur në Kuvend deputetë me kulturë që e lartësojnë parlamentin.

“Na duhen zgjedhje të reja për të zgjedhur deputete të reja që sjellin dije dhe kulturë dhe që lartësojnë kuvendin”, ka shkruar Pacolli.

(Kosova Sot Online)