Ministri Zemaj: Mos na e impononi vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 14:27
Ministri Zemaj: Mos na e impononi vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe të mos imponojnë vendosjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se s’mund t’i vihet secilit qytetar një polic mbrapa që të disiplinohet.

“Mos na impononi vendosjen e gjendjes seë jashteëzakonshme. Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik. Meë dhemb shpirti ta shoh Kosoveën e mbyllur”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se kryetarët e komunave i kanë dhënë mbështetje për vendimet e Qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Hoti ka thënë se me këtë trend të të prekurve me COVID-19, duhet të konsiderojnë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka sqaruar se Gjendja e Jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve.

“Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”, ka shkruar Hoti.

Se kryetarët e komunave i kanë dhënë dritën e gjelbër Hotit për masat e reja dhe shpalljen e gjendjes së jashtazakonshme e ka konfirmuar për media edhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarit”, ka thënë Ibrahimi.

(Kosova Sot Online)