Edhe rrjeti i Grave dënon sjelljet ndaj kryeparlamentares Osmani

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 15:33
Edhe rrjeti i Grave dënon sjelljet ndaj kryeparlamentares Osmani

Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një reagimi ka dënuar sjelljen gjatë seancës së mbrëmshme në Kuvend ndja kryetares Vjosa Osmani.

RrGK thotë se Osmani është penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

“RrGK vlerëson se kryeparlamentarja Osmani është penguar në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit, sipas së cilës ajo bart përgjegjësinë për mbarëvajtjen e seancave parlamenentare, duke përfshirë këtu edhe tërheqjen e vërejtjes ndaj deputetëve të cilët nuk i respektojnë rregullat”, thuhet në reagim

Tutje në reagim Rrjeti i Grave thotë se sjelljet e tilla në politikë ndaj grave janë të papranueshme.  

“Sjellje të tilla ndaj grave në politikë dhe procese vendimmarrëse janë krejtësisht të papranueshme dhe dëmtojnë rëndë aspiratën tonë për një shoqëri të barabartë për gratë dhe burrat. Trajtimi i tillë i grave në hapësirat publike është tregues shqetësues për trajtimin e grave në shoqërinë tonë, dhe nuk duhet kaluar pa ndëshkim”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)