Ministri Abrashi përcjell nga afër pastrimin e rrugëve dhe autostradave: Do t’i mirëmbajmë të gjitha rrugët e Kosovës

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 15:45
Ministri Abrashi përcjell nga afër pastrimin e rrugëve dhe autostradave: Do t’i mirëmbajmë të gjitha rrugët e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka dalur në teren për t’i përcjellë nga afër ekipet e mirëmbajtjes që po i pastrojnë rrugët nacionale dhe autostradat.

Në një shkrim të tij në Facebook, ministri Abrashi, thotë se do të vazhdojnë me mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

“Ministria e Infrastrukturës. Sot i vizitova ekipet e mirëmbajtjes në terren që po i pastrojnë rrugët nacionale dhe autostradat.
Vazhdojmë me mirëmbajtje në të gjitha rrugët e Kosovës”, ka shkruar Abrashi.

(Kosova Sot Online)