Ngjarje e rëndë: 24- vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 08:24
Ngjarje e rëndë: 24- vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd mbrëmjen e djeshme (11 korrik).

Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Burimet bëjnë me dije per Ora se i riu është vetëvarur, ndërsa vuante nga depresioni.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa 24-vjeçari emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur është gjetur nga familjarët.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)