Koronavirusi prek më shumë pacientët me kancer të lukthit dhe pankreasit

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 09:57
Koronavirusi prek më shumë pacientët me kancer të lukthit dhe pankreasit

Pacientët që vuajnë nga kanceri i lukthit dhe pankreasit janë më të prekurit nga pandemia e COVID-19.

Kështu ka deklaruar drejtori i Klinikës Onkologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, i cili tha se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë.

Sipas tij, për shkak të pandemisë janë shtyrë rastet që kanë nevojë për operim sa i përket tumoreve.

“Atëherë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar të dhënat jemi duke i përpunuar, mirëpo meqenëse ka ndodhur edhe pandemia dhe janë shtyrë rastet që kanë pasur nevojë edhe për operime ne kemi një ulje të numrit të evidentuarve me tumore”, tha Kurtishi.

Mes tjerash, Kurtishi tha se kanceri prek moshat mbi 50 vjeç.

“Mirëpo për arsye të zvogëlimit të operacioneve dhe biopsive kjo është evidente edhe në Klinikën tonë. Nga kanceri moshat që preken më shumë janë mbi 50 vjet. Vitin e kaluar dhe këtë vit kemi një numër të pacientëve me kancer të lukthit, pankreasit që kanë ngritje të lehtë”.

“Këta persona janë më të ndishëm dhe hyjnë në grupin e katërt të personave me rrezik me koronavirus. Deri më tani kemi dy pacientë që e kanë tejkaluar këtë sëmundje dhe këto ditë numri i të infektuarve me koronavirus që vuajnë nga kanceri mund të jetë më i lartë dhe gjendja e tyre është stabile. Problemet më të mëdha janë respiratore dhe probleme në sistemin nervor nga virusi”, shtoi Kurtishi.


(Kosova Sot Online)