Deputetja Eliza Hoxha i kërkon kryeinfermierës së Pulmologjisë të kërkojë falje publike pasi kërkoi dënimin e saj

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 14:15
Deputetja Eliza Hoxha i kërkon kryeinfermierës së Pulmologjisë të kërkojë falje publike pasi kërkoi dënimin e saj

Dje në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi në të cilat shihej deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e cila tashmë është e konfirmuar me Covid-19, jashtë shtëpisë së saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeinfermierja e Pulmologjisë, Arta Sjediu duke kërkuar që deputetja Hoxha të dënohet në bazë të ligjit për daljet e saja në publik si e konfirmuar me koronavirus.

Por, menjëherë ka reaguar deputetja Hoxha. Ajo ka sqaruar se arsyeja e daljes së saj ka qenë marrja e shërbimeve mjekësore.

Image

Ka kërkuar nga kryeinfermierja e Pulmologjisë që t’i kërkojë falje publike. E në anën tjetër infermierja e ka fshirë postimin e saj ku e kritikonte Hoxhajn për dalje jashtë shtëpisë.

Postimi i plotë i deputetes Eliza Hoxha:

SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK

Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi…Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.

Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike.

Image
Image

(Kosova Sot Online)