Ka edhe kështu: Gjykata Kushtetuese anulon rezultatin e zgjedhjeve, presidenti e shpërbën atë

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 14:34
Ka edhe kështu: Gjykata Kushtetuese anulon rezultatin e zgjedhjeve, presidenti e shpërbën atë

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, ka njoftuar se e ka shpërbërë Gjykatën Kushtetuese në përpjekje për t’i qetësuar trazirat në të cilat mbetën të vdekur katër persona.

Boubacar Keita tha se nuk do të tolerojë dhunë të këtillë. Gjykata Kushtetuese ka qenë në qendër të kundërthënieve pasi i ktheu rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në mars, shkruan “BBC”.

Katër persona vdiqën në protestat që u mbajtën të premten në kryeqytetin Bamako, sipas të dhënave të autoriteteve.

“Kam vendosur t’ua shfuqizoj licensat anëtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të na mundësojë që nga autoritetet ta kërkojmë nominimin e anëtarëve të rinj në mënyrë që gjykata e reformuar të mund të na ndihmojë shpejt për gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet që kanë dalë nga zgjedhjet”, shtoi ai.

Kohëve të fundit, janë shtuar thirrjet edhe për dorëheqjen e presidentit Keita. Kundërshtarët e tij politikë nuk janë të kënaqur me punën që kreu i shtetit e ka bërë në luftën kundër xhihadistëve, menaxhimin e krizës ekonomike dhe me zgjedhjet e kontestuara.

Një koalicion i ri opozitar, i udhëhequr nga imami konservator, Mahmoud Dicko, ka këmbëngulur në reforma shtesë pasi më parë i ka refuzuar ofertat e presidentit, përfshirë mundësinë e formimit të një qeverie uniteti.

(Kosova Sot Online)