Godet Xhavit Ukaj: Se kërcënova Vjosa Osmani, ajo është shndërruar në provokatore dhe sulmuese të LDK’së

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 16:04
Godet Xhavit Ukaj: Se kërcënova Vjosa Osmani, ajo është shndërruar në provokatore dhe sulmuese të LDK’së

Deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj, ka thënë se nuk e ka kërcënuar dhe as fyer Vjosa Osmanin por ka kërkuar shpjegime se pse po i përkrah sulmet dhe fyerjet ndaj njerëzve të Partisë së Ibrahim Rugovës.

Ukaj ka thënë se Vjosa Osmani është shndërruar në provokatore dhe sulmuese e LDK’së. Ka numëruar privilegjet e Kryetares së Kuvendit që i kishte marrë nga LDK’ja dhe Isa Mustafa duke u nisur nga nominimi për Kryeministre deri te pozita e dytë në Parti.

“Unë deklaroj publikisht që asnjë fjalë fyese dhe kërcënim nuk e kam shprehur në drejtim të saj, janë të gjitha videot që e dëshmojnë ngjarjen e asaj dite”, ka shkruar Ukaj, i cili u përfshi në një debat me Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit tha se do ta largojë nga seanca me sigurim të Kuvendit.  Pas kësaj, Ukaj kishte shkuar te ulësja e Kryetares së Parlamentit por nuk është lejuar t’i ofrohej nga deputetët tjerë.

“NËSE NDËGJOHET DHE VëRTETOHET VETËM NJË FJALË FYESE OSE KERCËNIMI UNË DO TË JAPË PËRGJEGJËSI, unë vetëm kërkova scqarim se pse ajo çdo seancë na provokon dhe po lejon që të ofendohemi neve si deputet dhe qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj, duhet me ndalë këtë sulm, të përsëritshëm në çdo seancë ndaj nesh. Unë, në politikë nuk jam ngritur asnjëherë duke u viktimizuar, duke sharë e fyer bashkëpartiakët e mi, e duke ia plotësuar egot e rivalëve të LDK-së”, ka shtuar ai.

Reagimi i Xhavit Ukajt

Të nderuar anëtar dhe përkrahës të LDK-së. Me ketë shkrim, dëshiroj të ju drejtohem juve të gjithëve pa dallim. Këto ditë jam përballur me shumë fyerje dhe kërcënime për ngjarjen që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Ndjejë obligim të jap sqarim për ngjarjen që ndodhi, të vërtetën e asaj dite. Të gjithe jemi dëshmitar, se kohët e fundit, sulme të shumta janë duke ardhur në drejtim të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, këto sulme çuditërisht po përkrahen dhe po përdoren në kuvend edhe nga njeriu me i privilegjuar i LDK-së, kandidates për kryeministre, ish nënkryetares dhe kryetares së kuvendit, e cila të gjitha këto pozita i mori me propozimin e kryetarit, akademik Isa Mustafa, votat e kryesisë, këshillit dhe deputetëve të LDK-së.

Unë deklaroj publikisht që asnjë fjalë fyese dhe këcënim nuk e kam shprehur në drejtim të saj, janë të gjitha videot që e dëshmojnë ngjarjen e asaj dite.

NËSE NDËGJOHET DHE VëRTETOHET VETËM NJË FJALË FYESE OSE KERCËNIMI UNË DO TË JAPË PËRGJEGJËSI, unë vetëm kërkova scqarim se pse ajo çdo seancë na provokon dhe po lejon që të ofendohemi neve si deputet dhe qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj, duhet me ndalë këtë sulm, të përsëritshëm në çdo seancë ndaj nesh. Unë, në politikë nuk jam ngritur asnjëherë duke u viktimizuar, duke sharë e fyer bashkëpartiakët e mi, e duke ia plotësuar egot e rivalëve të LDK-së.

ANDAJ PËR FUND, DUA TË JU FALENDEROJ TË GJITHËVE JUVE QË MË PËRKRAHËT DHE JU PREMTOJ QË PA MARRË PARASYSHË POZITËN KU JAM, UNË NUK DO TË LEJOJË KURRË QË LDK TË NËPËRKËMBET DHE PËRULET.

I juaji, Xhavit Ukaj.

(Kosova Sot Online)