Covid-19 po rritet frikshëm në Kosovë: Në 24 orët e fundit një viktimë e 216 të infektuar

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 07:24
Covid-19 po rritet frikshëm në Kosovë: Në 24 orët e fundit një viktimë e 216 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 216 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit nga IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, një person i infektuar me coronavirus ka ndërruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Përvec konfirmimit të rasteve të fundit, kemi dhe 40 pacientë të shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

E në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, dje janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej tyre janë konfirmuar 216 raste pozitive me SARS-COV-2.

Poashtu, prej tyre 115 të infektuar me Covid-19 janë vetëm në Prishtinë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, kështu njofton IKSHPK-ja.

(Kosova Sot Online)