Printe me rastet pozitive, tani Malisheva ka vetëm 11 persona me COVID-19

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 07:29
Printe me rastet pozitive, tani Malisheva ka vetëm 11 persona me COVID-19

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbrëmjen e së dielës, në dy mostra të testuara, një ka rezultuar pozitiv.

Momentalisht në komunën që në fillim të pandemisë printe me raste pozitive, janë vetëm 11 aktive

“Bazuar në rezultatet zyrtare të IKSHPK-së, sot kanë dalë rezultatet e dy testeve të bëra për COVID-19 nga Komuna e Malishevës. Një ka rezultuar negativ dhe një ka rezultuar pozitiv. Me rastin e ri të sotëm, numri i personave aktiv me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës,  është 11 persona”, thuhet në njoftim.

Nga 14 marsi, në Malishevë janë shënuar 91 raste pozitive, nga të cilat 76 janë shëruar, 11 janë aktive ndërkaq 4 persona kanë vdekur.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars e deri më sot, është kjo: 91 të prekur, 76 të shëruar, 4 raste kanë përfunduar me vdekje, 11 raste janë aktive”, thekson njoftimi.

(Kosova Sot Online)