Lajm i mirë: Dy pacientë me kancer mposhtën koronavirusin

  • A.P /
  • 13 korrik 2020 - 08:55
Lajm i mirë: Dy pacientë me kancer mposhtën koronavirusin

Personat me sëmundje shoqëruese janë më të rrezikuarit nga virusi korona. Shumë nga ta po qëndrojnë të shtrirë në klinikat e QKUK-së.

Edhe në repartin e Onkologjisë, po trajtohen disa pacientë të infektuar me virusin korona.

 

Drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurtishi ka folur për gjendjen e pacientëve në këtë repart duke thënë se personat me sëmundje shoqëruse si kanceri janë më të ndjeshëm dhe se hyn në grupin e katër ose të pesë të personave me rrezik nga infeksioni Covid-19 transmeton Gazeta Shneta.

Ai ka thënë se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë.

Sipas tij, për shkak të pandemisë janë shtyrë rastet që kanë nevojë për operim sa i përket tumoreve.

Sipas Kurtishit, pacientët me kancer të lukthit dhe pankreasit janë më të prekurit nga ky virus.

Ndërkaq, ditëve të fundit nga kjo klinikë rezultuan edhe dy mjekë pozitiv me virusin korona e që aktualisht janë në vetizolim dhe gjendja e tyre është e mirë.

(Kosova Sot Online)