Paralajmëron infektologu kosovar: Pandemia me virusin mund të zgjasë së paku edhe për 6 muaj

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 10:11
Paralajmëron infektologu kosovar: Pandemia me virusin mund të zgjasë së paku edhe për 6 muaj

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.

E një situatë e tillë ku do të ketë raste të të infektuarve me virus në mbarë botën, do të zgjasë edhe së paku gjashtë muaj. Kështu po deklaron infektologu Kosovar, Izet Sadiku.

“Lufta” me Covid-19 pritet që të përfudnojë në momentin që zbulohet vaksina kundër këtij virusi.

Izet Sadiku duke bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese deri sa të zbulohet një vaksinë kundër Covid-19, u shpreh se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin së paku edhe për 6 muaj, pasi që sipas tij edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar vaksina.

E Sadiku ka folur edhe për situatën epidemiologjike në Kosovë, duke thënë se sipas rekomandimeve të ekspertëve do të përballemi së paku edhe 6 muaj.

Sadiku ka thënë se kapacitetet e spitaleve publike pothuajse janë mbushur pasi po trajtohen mbi 300 pacientë prej të cilëve mbi 170 janë me oksigjenoterapi.

(Kosova Sot Online)