Zemaj jep një lajm të mirë, shton kapacitetet humane në luftën ndaj COVID-19

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 11:17
Zemaj jep një lajm të mirë, shton kapacitetet humane në luftën ndaj COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për vendimet e tij të reja rreth luftës ndaj pandemisë COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj ka njoftuar për shtimin e kapaciteteve humane në këtë betejë, përfshirë mjekë, infermierë, laborantë, staf teknik e inspektorë sanitarë.

Njoftimi i plotë i Zemajt: 

“Kapacitetet tona po rriten.
Edhe 20 inspektorë sanitar iu shtuan luftës kundër Covid-19.
Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.
Do të mbikëqyrën nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës.
Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19.
Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit.
Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse.
Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere.
Do të japin pëlqime sanitare për kushtet sanitaro – teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për objektet.

Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!
Vendosni maskat!
Ruajeni distancën!
Mbajeni higjienën personale e kolektive!”


(Kosova Sot Online)