Rusia i del në krah Turqisë: Statusi i Hagia Sophia-s është çështje e tyre e brendshme

  • A.P /
  • 13 korrik 2020 - 11:20
Rusia i del në krah Turqisë: Statusi i Hagia Sophia-s është çështje e tyre e brendshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Vershinin, tha të hënën se ndryshimi i statusit të objektit të Hagia Sophia-s nga muze në xhami është çështje e brendshme e Turqisë.

Vershinin tha në një intervistë për Radio Sputnik se Rusia ka qëndrim se askush nuk duhet të ndërhyjë në këtë vendim, shkruan “Anadolu”.

“Ne vlerësojmë se po flasim për çështje të brendshme të Turqisë, në të cilat, natyrisht, as ne as dikush tjetër nuk duhet të ndërhyjë. Njëkohësisht, ne i kushtojmë vëmendje rëndësisë së saj si objekt i kulturës dhe civilizimit botëror”, tha ai.

Të premten, një gjykatë e lartë turke e anuloi një vendim të vitit 1934, me të cilin Hagia Sophia ishte shndërruar në muze.

Ky vendim, i marrë nga Këshilli Shetetëror, e hapi rrugën për përdorimin e objektit të lashtë si xhami pas 85 vjetësh.

Hagia Sophia është përdorur si kishtë për disa shekuj, në kohën e Perandorisë Bizantine. Ajo ishte shndërruar në xhami me rastin e pushtimit të Stambollit më 1453.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se objekti i famshmë do të mund të përdoret për rite fetare duke filluar nga 24 korriku.

(Kosova Sot Online)