Vdes një person në Rugovë, dyshohet se i ra një dru sipër

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 11:34
Vdes një person në Rugovë, dyshohet se i ra një dru sipër

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në malet e Rugovës.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Rugovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka bërë punime të kundërligjshme, ku dyshohet se gjatë punimeve, një dri ka rënë mbi viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

(Kosova Sot Online)