Për shkak të koronavirusit, Gjykata Themelore në Gjakovë redukton stafin administrativ

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 12:18
Për shkak të koronavirusit, Gjykata Themelore në Gjakovë redukton stafin administrativ

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka reduktuar numrin e stafit administrativ.

“Duke ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të reduktohet stafi administrativ në 50%”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Andaj, aplikimi për lëshimin e certifikatës së gjendjes penale në gjykatën e shkallës së parë në Gjakovë do të bëhet në mënyre elektronike në KËTË link. Paraqitja në objektin e gjykatës lejohet vetëm për tërheqjen e kësaj certifikate.

Në mënyrë online kjo gjykatë bën të ditur se do të zhvillohet edhe komunikimi me të gjitha palët në procedurë, avokatët, përfaqësuesit e autorizuar, të cilët apelohen t’i dërgojnë të gjitha kërkesat, ankesat dhe parashtresat, përmes adresës elektronike [email protected].

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kjo po bëhet për të shmangur sa më shumë kontaktet dhe për t’u ikur tubimeve të panevojshme.

(Kosova Sot Online)