Policia përsëri 12 orë në punë, do të shqiptojnë dënime për ata që s’i respektojnë masat anti Covid -19

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 12:22
Policia përsëri 12 orë në punë, do të shqiptojnë dënime për ata që s’i respektojnë masat anti Covid -19

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar sot me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në takim, siç bëhet e ditur përmes komunikatës, është diskutuar për zhvillimet  e fundit në vend, pas rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus.

“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 si dhe për konsultimet dhe vendimet e fundit që u morën nga Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, në veçanti për zbatimin dhe funksionalizimin sa më të mirë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim u vendos që Policia e Kosovës përsëri të kaloj në orarin 12-orësh, për të pasur në kontroll të plotë situatën.

“Policia e Kosovës do të kujdeset që të shqiptoj dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat.

 Në fund të takimit z. Qalaj, e njoftoi ministrin Veliu se do t’i ftojë në takim të gjithë drejtorët rajonal të Policisë së Kosovës për të diskutuar konsultimet dhe vendimet e sotme, si dhe të mirën masat e menjëhershme për parandalimin e kësaj pandemie për hir të ruajtjes së shëndetit publik”, bëhet e ditur në komunikatë.

(Kosova Sot Online)