Presidenti para hyrjes në Speciale, “Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja, ky është çmimi i lirisë”

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 13:18
Presidenti para hyrjes në Speciale, “Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja, ky është çmimi i lirisë”

Presidenti Hashim Thaci ka në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00.

Para pak casteve, Presidenti Thaci, ka arritur pranë objektit të Prokurorisë së Hagës, ku është ftuar për intervistim pas dorëzimit të aktakuzës ndaj tij.

Thaçi në një deklarim për media në gjuhën angleze ka thënë se ai beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo cfarë ai ka ëndërruar.

“Sot, Jam I gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është cmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi.

“Kosova është një storje suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka shtuar presidenti, që gjatë luftës ishte drejtor politik I UCK’së.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte.

(Kosova Sot Online)