Masat Anti Covid-19, Qeveria ka vendosur edhe për çerdhet, aktivitetet rekreative dhe qendrat tregtare

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 14:01
Masat Anti Covid-19, Qeveria ka vendosur edhe për çerdhet, aktivitetet rekreative dhe qendrat tregtare

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen të gjitha çerdhet publike dhe private në vend.

Përveç kësaj është pezulluar puna e tregjeve të automjeteve dhe tregjet e kafshëve si dhe ceremonitë fetare.

“Veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Janë obliguar të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës që veprimtarinë tregtare ta ushtrojnë prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Qeveria e Hoti ka miratuar disa masa për ta luftuar koronavirusin.

(Kosova Sot Online)