Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e Nelson Mandelës, Zindzi

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 14:02
Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e Nelson Mandelës, Zindzi

Zindzi Mandela, vajza e vogël e presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës Jugore, Nelson Mandela, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Ajo vdiq në një spital në Johannesburg në mëngjesin e së hënës, bëri të ditur transmetuesi publik.

Zonja Mandela ka qenë duke shërbyer si ambasadore e Afrikës Jugore në Danimarkë, shkruan “BBC”.

Shkaku i vdekjes nuk është publikuar ende. Zindzi ishte fëmija i gjashtë i Nelson Mandelës dhe fëmija i dytë i Winnie Madikizela-Mandela, gruaja e dytë e aktivistit të njohur.

E ndjera shërbente si ambasadore në Danimarkë që nga viti 2015 dhe ishte caktuar të bëhej udhëheqëse e misionit të Afrikës Jugore në Liberi.

Së voni, ajo u bë më së shumti e njohur për përkrahjen e madhe që ia dha reformës për toka në Afrikën Jugore.

(Kosova Sot Online)