S’mund ta vazhdojmë seancën ndryshe, Osmani i kërkon ministrave “distancë sociale”

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 15:18
S’mund ta vazhdojmë seancën ndryshe, Osmani i kërkon ministrave “distancë sociale”

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kritikuar ministrat e Qeverisë Hoti në seancën ku u votua për rishikimin e buxhetit.

Osmani ka thënë se ministrat nuk janë duke u përmbajtur rregullave të caktuara për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë.

Ajo ka thënë se nuk mund të vazhdojë seanca tjetër nëse ministrat nuk i respektojnë rregullat.

“Kërkesa për distancë vlen edhe për ministra, nuk mund ta vazhdojmë seancën nëse edhe Qeveria nuk i respekton rregullat. Ka karrige të mjaftueshme për secilin”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)