Edhe një deputet i LDK’së e bën publike se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 17:20
 Edhe një deputet i LDK’së e bën publike se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Demaj ka bërë me dije se nga e premtja është në vetizolim dhe se po ndjek rekomandimet e mjekëve.

“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv. Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve”, ka shkruar Demaj

(Kosova Sot Online)