Haziri kundër Hotit - kritikon masat e reja të Qeverisë

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 07:27
Haziri kundër Hotit - kritikon masat e reja të Qeverisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se masat e reja të vendosura nga qeveria nuk janë aspak popullore.

Ai tha se burimi më i madh i infeksionit janë kontaktet e punës.

“Natën më së paku ka pasur qarkullime të njerëzve. “Unë mendoj se moslejimi i dasmave është politikë e gabuar”, ka thënë Haziri.

Megjithatë, Haziri shtoi se qytetarët nuk duhet nënvlerësuar situatën me pandeminë dhe u shpreh i shqetësuar që ka prej tyre të cilët nuk po besojnë se koronavirusi ekziston.

I pari i Gjilanit po ashtu deklaroi se Kosova ka një ligj për emergjencat civile dhe se sipas tij vetëm Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton dhe jo institucionet tjera.

(Kosova Sot Online)