Mbi 5 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 08:15
Mbi 5 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Kosova ka aktualisht 2 mijë e 640 raste aktive me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 5 mijë e 118 raste me 187 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas njoftimit, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë (13 mars) e deri më sot, janë testuar 28 mijë e 640 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.

Deri tani, gjithsej 108 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje janë shëruar edhe 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2 mijë e 370 raste.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

(Kosova Sot Online)