Gastronomët me kërkesë për zgjatje të orarit

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 08:46
Gastronomët me kërkesë për zgjatje të orarit

Gastronomët e qytetit të Kaçanikut janë kanë kërkuar nga organet komunale që t’u zgjatet orari i punës deri në ora 23:00, ndonëse qeveria ka lejuar deri në ora 21:00.

Kryesuesi i tyre, Kastriot Bushi ka paraqitur kërkesën e tyre para kryetarit të komunës, Besim Ilazi, që atyre t’iu lejohet të paktën periudhën e verës kohëzgjatja.

Kryetari Ilazi u premtoi se do të përcjell shqetësimet e tyre tek institucionet qendrore.

Ndryshe, Kaçaniku është njëra prej komunave me pak raste me të infektuar me Covid-19. 

(Kosova Sot Online)