Vuçiq sot takohet me përfaqësuesit e listës elektorale shqiptare

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 08:53
Vuçiq sot takohet me përfaqësuesit e listës elektorale shqiptare

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” me rastin e konsultimeve për formimin e Qeverisë së re.

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Zyra e kreut të shtetit serb për bashkëpunim me median.

“Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitori tri mandate në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi, raporton Tanjug.

(Kosova Sot Online)