Dy persona sulmojnë një polic në Fushë – Kosovë

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 11:04
Dy persona sulmojnë një polic në Fushë – Kosovë

Të hënën në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar një zyrtar policor

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë përfshirë në konflikt me një zyrtar policor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në konflikt me zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.


(Kosova Sot Online)